Vdekja e Navalny/ Ish ambasadori Gjoka: Për Putinin mund të jetë fitore e përkohshme. Meçollari: Presidenti rus ka sinjal se…

schedule21:02 - 21 Shkurt, 2024

schedule 21:02 - 21 Shkurt, 2024

Ish ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Sokol Gjoka thotë se vdekja e ish liderit të opozitës në Rusi, Alexei Navaly është një humbje për shoqërinë ruse.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjoka u shpreh se kjo për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin mund të jetë një fitore, por e përkohshme që do ketë efektet e saj.

Sokol Gjoka: Medalja i ka të dyja anët. Ka anën që duket sikur punët ecin në favor të Putin, siç dihet zgjedhjet i ka të fituara, popullaritetin e ka të siguruar në një masë  dërrmuese, pikërisht përmes politikave që ndjek, instrumentave të brendshëm, një shteti totalitar, mungesës së frymës demokratike, institucioneve demokratike në vend, dhe nga ana tjetër, një përparimi taktik në terren për forcat ruse kundrejt atyre ukrainase. Dihet taktika politike e Putin me grupimet kundërshtare ndërkombëtare që janë SHBA, BE dhe NATO. Putin gjithmonë, ka luajtuar me synimet për përcarje dhe marrje mbështetje. Përcarje dhe përcjellje të mesazheve dhe politikave të tyre si në BE edhe në NATO por edhe me SHBA. Ana tjetër e medalies, që lufta në Ukrainë, nuk ishte aq e lehtë për Putin, planifikimet e para ishin që lufta do mbaronte shumë shpejt dhe Putin do shkonte në Kiev triumfues në një kohë shumë të shkurtër.

Situatën e brendshme mendon se e ka të dominuar ndërkohë që cdo vonesë që i krijohet në mbështetjen e Ukrainës me municione armatime të llojeve të ndryshme, edhe me financa, politike po se po, janë elemente që e vënë në vështirësi politikën e tij. Edhe vdekja e Navalny ka efektin negativ brenda shoqërisë ruse. Nga ana tjetër, humbjet në Ukrainë dhe mospushtimi i Ukrainës sipas planeve të tij ka edhe nota negative për politikën ruse dhe këto nota negative ndjehen edhe në shoqërinë ruse, edhe pse një pjesë e tyre janë larguar tashmë nga territori rus, ata që janë kundërshtarë dhe e kanë kundërshtuar që në krye të herës, por nga ana tjetër ata flasin e kanë shprehur qëndrimin e tyre që ndikojnë brenda territorit të Federatës ruse dhe popullit rus. Për shoqërinë ruse është humbje, për Putin mund të jetë një fitore, por e përkohshme që do ketë efektet e saj.

Ndërsa kapiten Artur Meçollari deklaroi se Putin ka një sinjal që nuk do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale si një lider popullor me rezultate të larta.

Artur Meçollari: Në gjykimin tim, Putin ka një vlerësim i cili e tremb brenda Rusisë, dhe vrasja e Navalny mund t’i ketë dhënë një avantazh. Avantazhi është frika terrori brenda Rusisë. Sepse ai mund ta bënte edhe një ditë pasi të zgjidhej President, dhe nuk kam pikën e dyshimit që ai është helmuar. Ishte në një burg të nivelit të lartë, është bërë edhe herë tjetër, trupi i tij nuk jepet, të gjitha janë indikacione që tregojnë se është helmuar, por fakti që e bëri këtë tani tregon se ka një vlerësim, pavarësisht se ne, nuk dimë se çfarë po ndodh brenda Rusisë, për shkak se është e mbyllur, Putin ka një sinjal që jo nuk do të fitojë, por nuk do fitojë, si një lider popullor me rezultate të larta./abcnews.al