Një investigim i gazetës amerikane “New York Times”, ka zbuluar se armët që Italia i shet Arabisë Saudite përdoren mbi civilët në Jemen. Në një video-reportazh, kjo media shtron pyetjen nëse kjo është e ligjshme në bazë të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Bomba italiane, qytetarë të Jemenit të vrarë”: ky është titulli me të cilin “Nju Jork Tajms” paraqet një video reportazh mbi shitjen e armëve të prodhuara në një fabrikë në Sardenjë në Arabinë Saudite. Armë të cilat, sipas gazetës amerikane, do të përdoreshin gjithashtu kundër civilëve në Jemen. Megjithëse qeveria italiane ka mohuar në mënyrë të përsëritur aktivitetet ilegale pas kësaj çështjeje, tani “Nju Jork Tajms” ngre dyshime për një shkelje të pretenduar të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në videon e gjatë tregohet rruga e tregtisë së armëve, e cila nuk është vetëm për Italinë, nënvizon gazeta. Në investigim, “Nju Jork Tajms” tregon prova fotografike të përdorimit të këtyre bombave kundër civilëve. Gjithashtu rindërton udhëtimin e tyre Italiaderi në Jemen.
“A janë këto eksporte ligjore?” pyet gazeta, duke iu referuar ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare që ndalojnë eksportin e armëve në vende të përfshira në konflikte. Gazeta kujton se qeveria italiane gjithmonë ka insistuar që shitja e armëve në Arabinë Saudite është e ligjshme.
Për këtë reportazh ka pasur edhe një reagim zyrtar. Qeveria italiane thekson shitja e armëve bëhet në respektim të ligjeve./abcnews.al
Gazetar i ABC News: Xhevahir Qardaku