Ministri Manja: S’ka amnisti për asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohet në Gjykatën Posaçme

schedule13:40 - 21 Shkurt, 2024

schedule 13:40 - 21 Shkurt, 2024

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se projektligji për amnistinë penale ka shkaktuar konfuzion dhe ka bërë që të përcillen mesazhe jo të duhura lidhur me këtë çështje.

Manja u shpreh se qartë se nuk do të ketë amnisti për një asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohet në Gjykatën Speciale.

“Dje në Komisionin e Ligjeve si Komision Përgjegjës ka kaluar projektligji për amnistinë dhe pret të marrë 84 vota në Kuvend. Falënderoj të gjithë deputetët për ekspertizën që shqyrtuan ne për nen. Ky projektligj ka amnistinë nga dënimi dhe ndjekja penale. Sa i përket amnistisë për ndjekje penale, flitet për lëndë dhe çështje që janë në duart e Prokurorisë ose janë ende pa u gjykuar. Nuk do të ketë amnisti për një asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohet në Gjykatën Speciale. Amnisti mbi ndjekjen penale ka për veprat penale që aktualisht janë në duart e prokurorisë apo të sistemit gjyqësor dhe që dënohen deri në 2 vite burg. Por edhe sa i takon kundërvajtjeve penale ka përjashtime, nuk do të amnistohen nga ndjekja penale, veprat që kanë të bëjnë më nderin dhe dinjitetin e individit, dhunën në familje apo me bazë gjinore”, tha ai.

/abcnews.al/