Miratimi i paketës së 13-të të sanksioneve, von der Leyen: Ne duhet të vazhdojmë të shkatërrojmë makinerinë e luftës së Putinit

schedule12:42 - 21 Shkurt, 2024

schedule 12:42 - 21 Shkurt, 2024

“Ne duhet të vazhdojmë të shkatërrojmë makinerinë e luftës së Putinit”, tha Ursula von der Leyen pas miratimit të paketës së fundit të sanksioneve kundër Rusisë.

BE njoftoi të mërkurën sanksione të reja përpara përvjetorit të dytë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, thanë zyrtarët.

Paketa e 13-të që nga pushtimi i presidentit rus Vladimir Putin në shkurt 2022, synon në përgjithësi dyqind zyrtarë dhe subjekte kryesisht nga Rusia të përfshirë në konflikt.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen përshëndeti marrëveshjen e 27 vendeve të BE-së dhe tha se ajo do të reduktojë edhe shumë qasje e Rusisë në dronë.

Paketa e re e sanksioneve fokusohet te “gjurmimi” i kompanive në mbarë botën që dyshohet se i ofrojnë Rusisë teknologji të avancuar dhe mallra ushtarake të prodhuara në BE, veçanërisht komponentë të dronëve.

Në shënjestër janë vënë ndër të tjera, kompani nga Turqia dhe Koreja e Veriut.

Si pjesë e paketës së re, diplomatët thanë se BE vendosi gjithashtu një ngrirje të aseteve dhe ndalim të vizave ndaj ministrit të mbrojtjes të Koresë së Veriut Kang Sun Nam për furnizimin me raketa balistike në Moskë.

BE-ja ka vendosur sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë në dy vite dhe deri më tani ka vendosur rreth 2000 zyrtarë dhe subjekte në listën e saj të zezë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!