Teuta dhe Tirana janë ndarë në barazimin pa gola në ndeshjen e parë të çerekfinales të Kupës së Shqipërisë e cila është luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit.
Ndeshja ka qenë tepër intensive dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat, ku protagonistë janë parë “gardianët” e ekipeve përkatëse.
Një rezultat i drejtë për këtë përballje të parë, ku gjysmëfinalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit./h.ll/abcnews.al