Protesta/ Komanda e policisë së 21 Janarit, disa drejtues të 13 viteve më parë sot në protestën e PD-së

schedule17:22 - 20 Shkurt, 2024

schedule 17:22 - 20 Shkurt, 2024

Ndërsa opozita pritet të nisë brenda pak minutash protestën e paralajmëruar, policia ka “zbarkuar” në terren. Mbi 1100 forca policie do të jenë në gadishmëri për mbarëvajtjen e protestës. Gazetari Ervin Leka raportoi live se drejtuesit e policisë sot janë të njëjtët me atë të protestës së 21 Janarit.

“Për ironi të fatit, drejtuesit e policisë sot janë të njëjtët me atë të 21 Janarit. Në terren është drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku, ku me 21 Janar mbante postin e drejtorit të departamentit të rendit me përgjegjësi direkte sa i përket drejtimit operacional me 21 Janar. Tonin Vocaj, ku sot është drejtues i drejtorisë së policisë së Tiranës ndërsa në atë kohë ishte në drejtorinë e krimeve të rënda, i cili ka kryer në terren edhe veprimet hetimore të 21 Janarit.

Saimir Muça, i cili sot është në kabinetine drejtorit të Rrumbullakut, ndërsa në atë kohë mbante detyrën e drejtorit të policisë së Tiranës. Një tjetër drejtues në terren është edhe Dorian Muça, që në atë kohë shef komisarit numër 1 që ka kryer po ashtu veprime hetimore sa i përket protestës së 21 Janarit ndërsa sot do të jenë në rolin e shefit të sektorit për hetimet në drejtorinë e policisë.”, raportoi gazetari.

Sakaq, ai shtoi se policia ka vendosur disa kamera me rezolucion të lartë në disa nga shtyllat e kryeministrisë për të vëzhguar të gjithë protestuesit problematikë, të cilët mund të krijojnë tensione. Ndërkohë, pas piramidës janë vendosur edhe forcat e sigurisë kombëtare dhe Shqiponja, për të ndërhyrë në rast nevoje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!