Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rama në Turqi, nderon figurën e liderit të Luftës Turke për Pavarësi

schedule14:56 - 20 Shkurt, 2024

schedule 14:56 - 20 Shkurt, 2024

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Turqi ka nderuar figurën e reformatorit të madh, liderit të Luftës Turke për Pavarësi.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë kreu i qeverisë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Ankara, Turqi-Në Anitkabir, Mauzoleumin e “Mustafa Kemal Atatürk” për të nderuar figurën e reformatorit të madh, lider i Luftës Turke për Pavarësi, si dhe themelues e President i parë i Republikës së Turqisë”, shkruan Edi Rama.

Kreu i qeverisë dhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar ndodhen në Turqi, ku pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve.

Po ashtu do të nënshkruhet edhe Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radiotelevizionit dhe Radiotelevizionit Shqiptar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!