“Të pyeten dy bashkëpunëtorët e tij”, Gjykata refuzon kërkesën e avokatëve të Laert Haxhiut

schedule14:23 - 20 Shkurt, 2024

schedule 14:23 - 20 Shkurt, 2024

TIRANË- Në procesin që po mbahet ne gjykate ndaj Laert Haxhiut togat e zeza kanë refuzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës për t’u marrë në pyetje si dëshmitarë dy bashkëpunëtorët e tij Orges Bilbili e Anteroi Kaloshi.

Seanca e radhës do te zhvillohet  më 29 shkurt ku do njoftohen tre dëshmitarë të mbrojtjes për të dhënë deklarime në gjykatë.

Laert Haxhiu mbahet i arrestuar ne Greqi, ndërsa po gjykohet për vrasjen e Jurgen Hoxhës e Zamir Latifit në vitin 2017./ abcnews.al