Situata në Athinë vazhdon të jetë kaotike. Fermerët siç edhe paralajmëruar janë vendosur sot në Athinë duke protestuar, pas katër javësh bllokada thuajse në të gjithë Greqinë.
Me sloganin “Pa ne çfarë do të hani?”, fermerët dhe nga rajone të tjera janë bërë bashkë në qendër të Athinës.
Fermerët vazhdojnë të këmbëngulin për plotësimin e kërkesave të tyre pavarësisht se kryeministri Kyriakos Mitsotakis dje u shpreh se “nuk kemi çfarë të japim”, megjithatë tubimin e sotëm e cilësoi si një mjet presioni në duart e tij ndaj Brukselit.
/abcnews.al/