“Qeveria e Malit të Zi, në pozitë të vështirë”, Xhezairi: Flamuri i Serbisë, goditje për Spajiç

schedule16:25 - 19 Shkurt, 2024

schedule 16:25 - 19 Shkurt, 2024

Analisti Seladin Xhezairi e ka konsideruar vendosjen e  flamurit të Serbisë në takim një goditje për Spajiç. Në një lidhje me Skype nga Shkupi për emisionin “Ballkan Update”, ai ka deklaruar se qeveria e Malit të Zi, aktualisht ndodhet në një pozitë tepër të vështirë.

“Të mos kisha qenë dje rastësisht për fundjavë në Ulqin do të isha më optimist. Në Podgoricë problem numër një nuk është ekonomia, po politika. Le ta kujtojmë për teleshikuesit, ka qenë një incident i vogël, por ky flamur në zyrë ka qenë një akt që i ka shërbyer qeverisë për të sulmuar. Zyrtarët malazezë të jenë më konciz në aktin pro perëndimor.

Jam i prirur të besoj që dhe kjo çështje është rrahur më së shumti. Jam i prirur që qeveria është në një pozitë të vështirë se sa është në proces qeverisje të inkuadrojë një koalicion”, u shpreh Xhezairi.

Sa i përket, situatës në Kosovë, ai tha se pritja që organizoi ambasada për ditën e Pavarësisë në Shkup ishte e zbehtë. Sakaq, analisti theksoi se nuk përjashtohet mundësia që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Të gjitha njoftimet dhe veprimet e Prishtinës zyrtare lanë të kuptohet se ka filluar ajo fushata parazgjedhore. Edhe pritja që organizoi Ambasada e Republikës së Kosovës këtu në Shkup ka qenë disi e zbehtë dhe njohësit e lidhin këtë me implikimin e Prishtinës me situatën parazgjedhore. Sipas zotit Kurtit, nuk është e thënë të pajtohemi me gjithçka me partnerin tonë amerikanë. Kështu nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet të jenë dhe të parakohshme”, u shpreh ai./abcnews.al