Napoli ngeci përballë Spalit dhe nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertë. Ekipi i Carlo Ancelottit kaloi në avantazh me anë të Milik, por vendasit barazuan me anë të Kurtic.
Nënkampionët nuk shfrytëzuan frenimin e Juventusit dhe Interit për t’u afruar me kreun, por Ancelotti është i kënaqur me paraqitjen e djemve të tij. Napoli nuk arriti të mposhtë për herë të dytë Etrit Berishën, teksa trajneri i njohur komentoi në këtë mënyrë barazimin e Napolit.
“Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe nuk e humbëm në asnjë moment kthjelltësinë. Të gjithë i kryen detyrat e tyre. Krijuam shumë raste, Milik dhe Llorente treguan se mund të luajnë së bashku. Na vjen keq për rezultatin, por asnjë keqardhje për paraqitjen që bëmë. Rezultatet do të vijnë, do të kemi më tepër fat në ndeshjet e radhës. “, thekson Carlo Ancelotti. /abcnews.al