Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rebelët e Houthi-t vazhdojnë sulmet me raketa, godasin një tjetër anije amerikane

schedule14:48 - 19 Shkurt, 2024

schedule 14:48 - 19 Shkurt, 2024

Një anije mallrash me flamur grek, në pronësi të SHBA-së, ka raportuar një sulm me raketa në Gjirin e Adenit dhe ka bërë thirrje për ndihmë ushtarake, sipas firmës britanike të sigurisë detare Ambrey.

Ekuipazhi mbeti i padëmtuar nga incidenti, i cili ndodhi 93 milje në lindje të Adenit në Jemen. Ky incident vjen pasi Houthi-t e Jmeneit thanë se i shkaktuan ‘dëme katastrofike’ një anijeje britanike në Gjirin e Adenit dhe se rrezikonte fundosjen.

Houthi-t kanë nisur sulme të përsëritura me dronë dhe raketa kundër anijeve tregtare në rajon që ata i konsiderojnë të lidhura me Izraelin, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!