Kulla Eifel , një nga atraksionet turistike më të famshme në botë, u mbyll sot për shkak të një greve të stafit të saj, thanë sindikatat për AFP. Greva, e cila u thirr në shenjë proteste ndaj menaxhimit financiar të këtij monumenti të kryeqytetit francez, mund të zgjatet.
Kompania e menaxhimit të kullës, SETE, në një postim në rrjetet sociale shkruan se “vizitat në memorial do të preken sot”, ndërsa këshilloi vizitorët që të kontrollojnë njoftimit para se të vizitojnë kullën.
Kjo është dita e dytë e grevës që zhvillohet nga Stafi. Sindikatat kanë krijuar STETE për modelin e biznesit, për të cilët thonë se bazohet në mbivlerësim të numrit të vizitorëve të ardhshëm ndërsa nënvlerësojnë kostot operative.
Në një deklaratë të përbashkët, sindikatat CGT dhe FO i bënë thirrje qytetit të Parisit “të jetë i arsyeshëm me kërkesat e tij financiare për të siguruar mbijetesën e monumentit dhe kompanisë që e menaxhon atë”. /abcnews.al