Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Romë.
Sipas mediave të vendit fqinj një shqiptar është vrarë në zonën e Nettunos, në bregdetin jugor të Romës. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbale mes dy kunetërve, ku një prej tyre mbeti i vrarë me armë zjarri.
Kanë qenë fqinjët ata që pasi dëgjuan të shtënat, kanë lajmëruar policinë. Viktima është një 45 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ndërsa autoritetet italiane kanë arrestuar, kunatin e viktimës, një 50-vjeçar./abcnews.al