Vinin baste sportive me celularë në një lokal, 1 i arrestuar dhe 3 të proceduar në Lushnjë

schedule13:18 - 17 Shkurt, 2024

schedule 13:18 - 17 Shkurt, 2024

Një person është arrestuar dhe 3 të tjerë janë proceduar në Lushnjë, pasi janë kapur teksa vinin baste sportive me celularë në një lokal.

Sakaq, mësohet se janë sekuestruar 4 celularë, si provë materiale.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vinin baste sportive, me celularë, në një lokal, në lagjen “Loni Dhamo”, arrestohet 1 shtetas (organizatori i kësaj veprimtarie), procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen 4 celularë.

Si rezultat i kontrolleve në lokale ku dyshohet se organizohen dhe luhen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë goditën 1 rast tjetër të kësaj veprimtarie. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi 27 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 35 vjeç, 21 vjeç dhe 56 vjeç (pronari i lokalit).

Shtetasi (djali i pronarit të lokalit) dhe shtetasit e tjerë u kapën në flagrancë, në këtë lokal, teksa vinin baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan si provë materiale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!