GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz reagoi me shqetësim ndaj raporteve për vdekjen në burg të politikanit kryesor të opozitës ruse, Alexei Navalny.
“Tani ne e dimë saktësisht se çfarë lloj regjimi është ky”, tha Scholz në Berlin, kur po takohej me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Scholz kujtoi se si ishte takuar me Navalnyn në Berlin kur po shërohej nga një helmim fatal për të cilin Navalny fajësoi Kremlinin. Ai tha se kishte biseduar me Navalnyn për guximin që do të duhej për t’u kthyer në Rusi.
“Dhe ai ndoshta tani e ka paguar këtë guxim me jetën e tij”, tha Scholz. Scholz tha se kushdo që shpreh kritika në Rusi dhe mbron demokracinë duhet të ketë frikë për sigurinë dhe jetën e tij.
“Ne qëndrojmë me familjen, bashkëshorten dhe fëmijën dhe të gjithë të afërmit dhe miqtë”, tha Scholz.
Ai tha se Rusia ishte në një rrugë “të tmerrshme” nën presidentin Vladimir Putin.
”Pas zhvillimeve shpresëdhënëse, që fatkeqësisht ndodhën shumë kohë më parë dhe ishin në drejtim të demokracisë, kjo nuk është më demokraci”, tha ai./abcnews.al