Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukrainë: Beteja për Avdiivka është më e vështirë se në Bakhmut

schedule12:27 - 16 Shkurt, 2024

schedule 12:27 - 16 Shkurt, 2024

Beteja për Avdiivka, në Ukrainën lindore, është në një fazë “kritike” dhe është më e vështirë se ajo në Bakhmut, e cila zgjati muaj derisa ushtria ruse pushtoi këtë qytet ukrainas, tha sot një përfaqësues i një brigade ukrainase që ndodhet në zonë.

“Situata është kritike. Armiku është ende presion”, tha zëdhënësi i brigadës së tretë sulmuese, Oleksandr Borodin.

Beteja në Bakhmut ishte e vështirë por tani është akoma edhe më vështirë,, shtoi ai.



Më parë, Oleksandr Tarnavskyi, një gjeneral ukrainas në rajonet lindore, tha se “luftimet e ashpra po zhvillohen brenda qytetit”.

“Avdiivka rrezikon të bjerë nën kontrollin rus,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby, duke përmendur mungesën e municioneve të Kievit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky premtoi se do të bënte gjithçka për të “shpëtuar sa më shumë jetë ukrainase”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!