Trajneri i Koresë së Jugut, Jurgen Klinsmann, është shkarkuar. Kështu ka bërë të ditur ditën e premte Federata Koreane e Futbollit (AKF), pas eliminimit të të kombëtares në gjysmëfinale të Kupës së Azisë.
“AKF ka vendosur të ndryshojë trajnerin pas vlerësimit të kujdesshëm. Klinsmann nuk arriti të demonstronte aftësitë menaxhuese dhe lidershipin që pritej nga një trajner i ekipit kombëtar në fusha që variojnë nga taktikat, menaxhimi i personelit, qëndrimi i punës dhe fusha të tjera të nevojshme për të sjellë konkurrencë në ekip”, tha presidenti Chung Mong-gyu në një konferencë për shtyp duke shkarkuar trajnerin gjerman pas pak më pak se një viti në krye të skuadrës aziatike.
“Qëndrimi dhe konkurrueshmëria e Klinsmann si trajner nuk i përmbushën pritshmëritë. Prandaj ne kemie vendosur të ndryshojmë drejtim përpara ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026”, përfundoi ai./h.ll/abcnews.al