Rreziku nga influenca ruse/ Ministri Hasani ndan detaje nga marrëveshjet e nënshkruara me SHBA: Me ekspertizën amerikane…

schedule20:36 - 15 Shkurt, 2024

schedule 20:36 - 15 Shkurt, 2024

Me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë, u firmosën edhe dy marrëveshje të rëndësishme mes SHBA dhe Shqipërisë.

Ministri Hasani ka ndarë detaje nga këto marrëveshje, duke thënë se prej marrëveshje ka të bëjë me çështjet e edukimit me progamin e bursave që dyfishon mundësinë e shqiptarëve për të aplikuar.

Ndërsa marrëveshja e dytë nënvizoi ministri Hasani ka të bëjë me çështjen e dezinformimit.

“Marrëveshja e dytë ka të bëjë me dizinformimin dhe nevojën për të krijuar një mekanizëm të përbashkët me SHBA që po përjeton i gjithë komuniteti perëndimor ndërkombëtar në raport me atë që po vjen nga lindja. Do të krijojmë një mekanizëm të përbashkët me SHBA në mënyrë që të kundërshtojmë influencën negative që po vjen nga Rusia dhe vende të ngjashme me to, përfshirë edhe mediat. Do të punojmë për të. Do të ketë një filtër, edhe pse nuk dua të tremb njerëz, por gjëja që ne po përballemi është e pacensuruar e drejtuar kundër qeverisë, institucioneve dhe ne do përpiqemi me ekspertizën amerikane të krijojmë një mekanizëm të mirë dhe të shëndetshëm të reagimit.

Pyetje: Po thoni që ka lindur nevoja e kësaj ndërhyrje për shkak të prezencës së influencës ruse në mediat shqiptare?

Ministri Hasani: Nuk është vetëm tek mediat, por edhe tek rrjetet sociale dhe shumë angazhime të tjera.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!