Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, zbuloi detaje nga takimi që pati me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Hasani u ndal te Kosova, ku duke iu referuar qeverisë së Albin Kurtit thasë aleatët nuk duhen të zihen në befasi, pasi mund të krijojë pa dashur keqkuptime.
“Kosova pati një vëmendje të rëndësishme në të gjithë pikëpamjet. SHBA janë vendi që Kosova i detyrohet pavarësinë, të ardhmen. Unë ka qenë para 1 muaji në Prishtinë. Ne nuk duhet t’i zëmë në befasi aleatët tanë. Zënia në befasi krijon keqkuptime. Këshilla që ne i japim Prishtinës që është që mos zihet në befasi aleati.
Në familje ka ide të ndryshme dhe ndonjëherë duhet të luajmë rolin e nevojshëm për të zgjidhur keqkuptimet në këto situata“, u shpreh Hasani. /abcnews.al