Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq në Japoni, reshjet dhe përmbytjet shkaktojnë 10 viktima

schedule10:56 - 27 Tetor, 2019

schedule 10:56 - 27 Tetor, 2019

Reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë shkaktuar të paktën 10 viktima në Japoni. Si pasojë e motit të keq janë anulluar dhjetëra fluturime, ndërkohë që është pezulluar dhe shërbimi hekurudhor në disa zona.

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur në Japoni si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin. Situata është bërë dhe më kaotike nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut sidomos në zona e arqipelagut qendor dhe në verilindje.

Dëmet më të mëdha janë regjistruar në prefekturat e Ciba, Fukushima dhe në qytetin e Iuaki, në very lindje të Tokios, ku vërshimet e ujit kanë shembur rrethinat dhe autoritetet janë detyruar të evakuojnë zonat e banuara. Sipas agjencisë metereologjike kombëtare, kanë rënë më shumë se 200 milimetra shi në më pak se 12 orë, një sasi që është e barbartë me atë të gjithë muajit tetor.

Ndërkohë janë anuluar 20 fluturime në aeroportin e Narita dhe disa shërbime hekurudhore janë pezulluar për shkak të baltës në shina dhe përmbytjeve të stacioneve.

Prefektura e Ciba i kërkoi qeverisë që të dërgojë forcat e Vetëmbrojtjes për të menaxhuar dhe përshpejtuar operacionet e kërkim shpëtimit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!