Në studion e “ABC News” analistët Skënder Minxhozi dhe analisti Mentor Nazarkon komentuan mesazhet e rëndësishme që përcolli sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë.
Sipas Minxhozit, vizita e Blinken nuk doli jashtë pritshmërive, megjithatë nënvizoi se zhurmë bëri disi deklarata e sekretarit amerikan lidhur me opozitën.
“Nuk dolën jashtë pritshmërive që ne parashikuam. Nuk pati kërcitje apo surpriza apo fjalë që mund të konsiderohen si të rënda. Marrëdhëniet shqiptar-amerikane do të vazhdojnë siç janë. Bëri zhurmë deklarata që tha kur u pyet për opozitën, duke thënë se takoi rininë”, tha Minxhozi.
Ndërsa analisti Nazarko u shpreh se kishte një sintonim të plotë dhe se u tregua edhe njëherë Shqipëria ka aleatë të rëndësishëm si SHBA.
“Kishte sintonim të plotë. Në lidhje me Kosovën dua të supozoj se Shqipëria mund të ketë pasur një rol qetësues. Sot kemi Ramën që është i qetë dhe nga vëllai kritik, në një këshillë. Ajo që shoh si pozitive është fakti që Rama zgjodhi të ishte i citueshëm nga media amerikane. Kur foli për Trump, zgjodhi qëndrime sferike dhe vlerësoi atë që janë amerikanët që u intereson integrimi europian. Ne duhet të jemi të lumtur që kemi aleatë si SHBA, duke pasur parasysh që kemi fqinjë si Greqia apo Serbia”, tha Nazarko.
/abcnews.al/