Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen ndaj SHBA për mbështetjen për reformën në drejtësi.
Rama theksoi se tashmë me drejtësinë e re, miti i pandëshkueshmërisë ka rënë dhe se përpara ligjit kanë dalë edhe njerëz në pushtet apo njerëz të lidhur me pushtetin.
“Kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë që po merr një përmasë të rëndësishme. Është e padiskutueshme nevoja dhe rëndësia e investimeve amerokane në Shqipëri. Jo vetëm si dëshmi e marrëdhënieve tona, por edhe të vetëdijes të potencialit të madh që Shqipëria ka. Administrata amerikane është e angazhuar për të mbështetur të gjitha programet e energjisë së gjelbër.
Janë një partner i dëshiruar dhe shpresoj që ky proces do të shtyhet edhe më tutje ashtu siç ne besojmë që Shqipëria është një vend që turistët amerikanë ia vlen ta vizitojnë. Ndryshe nga SHBA, në një vend shumë të vogël mund të gjejnë gjithçka që nga plazhet në majat me dëborë të maleve. Në mbyllje dua ta falënderoj publikisht, Blinken për atë që kemi thënë në të gjitha kontaktet me miqtë amerikanë, për mbështetjen e pazëvendësueshme për transformimin e Shqipërisë nga një vend që s’pati kurrë drejtësi dhe kultura e pandëshkueshmërisë ishte standardi, duke na mundësuar që sot të shohim se edhe në Shqipëri është e mundur që njerëz në pushtet, apo të lidhur edhe me pushtetin të thirren për të dhënë llogari përpara ligjit.”, tha ai. /abcnews.al/