“Besoj që Zoti Begaj ka ruajtur një AS nën mëngë për t’i thënë diçka”, ka deklaruar analisti Artur Zheji pas takimit që ka nisur presidentit Bajram Begaj dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ndërsa, analisti Mentor Nazarko ka theksuar se amerikanët e kanë shqetësim të madh për Shqipërinë dhe Kosovën, e cila është krijim i tyre dhe përplasja është më e madhe.
“Amerikanët e kanë shqetësim të madh për Shqipërinë dhe Kosovën, e cila është krijim i tyre dhe përplasja është më e madhe. Ajo që është shqetësuese për këto lloj përplasjesh mund të krijojnë një lloj fryme antiamerikane dhe prandaj kanë reaguar kundrejt këtyre ngjarjeve, si për shembull 21 Janari. Krijimi i frymës amerikane, ku amerikanët pikturohen negativisht, është premisë dhe për akte të tjera”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al