Keidi Bare dhe Armando Sadiku kanë luajtur 90 minuta për Malagan në fitoren 2-1 kundër Real Oviedos. Të dy futbollistët bënë një ndeshje shumë të mirë, duke ndihmuar skuadrën e tyre të arrijnë të suksesi. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk mundi t’i shpëtojë ndëshkimit me karton.
Mesfushori Bare u ndëshkua në minutën e 33-të, duke luajtur për shumicën e takimin me një barrë të rëndë mbi supe. Ndërsa Sadiku, u ndëshkua në minutat e para të pjesës së dytë, pas një dueli të ashpër me mbrojtësin Nieto, që po ashtu u ndëshkua me karton të verdhë.
Në këtë takim, goli mungoi për Sadikun, i cili mbetet në kuotën e 3 golave pas 10 takimeve në kampionat. Ndërsa Bare, ende nuk e ka shijuar golin në këtë sezon me fanellën e Malagas./abcnews.al