Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News foli për situatën në Kosovë, dhe paralajmërimet e SHBA-së ndaj kryeministrit të Kosovës lidhur me çështjen e dinarit.
Ai u shpreh se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është i njohur për qëndrimet e tij shpesh kundër iniciativave që vijnë nga ndërkombëtarët, edhe në kohën kur ndodhej në opozitë.
Sa i përket ndërhyrjeve të Kurtit në Maqedoninë e Veriut, Kamberi shtoi se situata e krijuar është një momenti i përkohshëm dhe se ndërhyrjet e Kurtit në partitë politike shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk kanë asnjë dobi.
“Unë gjykoj që në rastin e Kosovës ka një dinamikë më të ndryshme se në raport me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Kurti ka treguar që kur ka qenë në opozitë që është një politik që shpesh është kundër shumë prej iniciativave që vijnë nga ndërkombëtarët. Përtej kësaj siç ka treguar edhe me lëvizjet e fundit në zgjedhjet në veri, ishin lënë disa zona të lira duke krijuar një situatë disi të pazakontë dhe shpesh duke i dhënë një hapësirë edhe vetë strukturave të Serbisë. Në gjykimin tim janë lëvizje të forta nëse i krahasojmë me lëvizjet e mëparshme. Ndërsa situata me Maqedoninë e Veriut është një moment i përkohshëm. Gjithmonë unë besoj që ndërhyrjet e tij nuk do të kenë dobi”, tha ndër të tjera Kamberi.
/abcnews.al/