Presidenti KiE pas takimit me Ramën: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE!

schedule16:15 - 14 Shkurt, 2024

schedule 16:15 - 14 Shkurt, 2024

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel, pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel me rastin e pjesëmarrjes së tij në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.

Presidenti i KiE, nëpërmjet një statusi në X shprehet se në takimin me kryeministrin Rama ka biseduar për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjithashtu Michael shprehet mirënjohës për mbështetjen që Shqipëria ka dhënë për rajonin dhe për Ukrainën.

“Me@ediramaal, diskutuan rrugën përpara në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën, thekson më tej ai.