Barcelona po përpiqet të jetë e qartë për të ardhmen e mesfushorit Frenkie de Jong, me një kontratë të re ose një shitje që janë dy rrugët që katalanasit kanë hartuar për holandezin.
Sipas gazetës “Sport”, me një pagë vjetore prej afro 25 milionë euro, Barcelona ose dëshiron të ulë pagën e tij në rreth 15 milionë me një kontratë të re, ose ta largojë për një ofertë të mirë këtë merkato verore.
Megjithatë, sipas “Jiantes”, situata e tij ka bërë që mesfushori të përfundojë në radarin e Tottenham, i cili ka bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh për De Jong.
“Spurs” janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një marrëveshje 4-vjeçare me një paketë pagash që do t’i afrohej asaj që ai fiton aktualisht në Barcelonë nëse arrin objektivat e klubit.
Më parë, Barcelona ka kërkuar 100 milionë euro për shërbimet e holandezit, por duke marrë parasysh rrethanat ekonomike, mund të bëjë në kompromis me klubet e interesuara./h.ll/abcnews.al