Trajneri i Legias me fjalë të mëdha për Muçin: Unë nuk do e lija të largohej as për 20 milionë euro, në të ardhmen do të shitet më shumë

schedule14:44 - 14 Shkurt, 2024

schedule 14:44 - 14 Shkurt, 2024

Trajneri i Legias së Varshavës, Kosta Runjaic, ka thënë fjalët më të mirë për Ernest Muçin. Tekniku theksoi të gjitha vlerat e lojtarit shqiptar, teksa me humor u shpreh se nuk do ta linte të largohej as për 20 milionë euro nëse do të ishte në dorën e tij.

“Që nga fillimi i sezonit ka pasur oferta për transferimin e Ernest Muçit nga të gjitha ligat më të mira të Europës. Kam luftuar që Muçi të qëndrojë me ne të paktën deri në fund të sezonit. Sepse ne nuk do të përfitojmë vetëm prej tij si një ekip, perfromanca e tij do ta bëjë atë më të suksesshëm. Isha i sigurt se edhe ai do të dilte në plan të parë, por gjërat shkuan ndryshe,

Tashmë pritej që një transferim i kësaj shume t’i paguhej Ernest Muçit sepse ka kërkesa për lojtarë me profilin e tij. Çdo trajner kërkon lojtarë me një profil të tillë. Epo, 10 milionë euro a janë të përshtatshme? Unë jam trajner dhe Ernesti ishte një nga lojtarët e mi kyç.

Nuk do ta lija të largohej as për dyfishin e kësaj shume. Mënjanë shakatë, Muçi është një futbollist me potencial për t’u shitur me çmime shumë më të larta në merkato në pak vite. Unë dhe e gjithë Legia e Varshavës i uron më të mirat, të gjithë fatin që i nevojitet dhe një aventurë të suksesshme te Besiktas”, është shprehur ish-trajneri i sulmuesit kuqezi./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!