Nuk është se kemi qenë keq me golat.
Futbollistët shqiptarë kanë shënuar radhazi në shumë prej kampionateve në Europë, në Lindjen e Mesme dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndër yjet kuqezinj, ai që pati rezultat më të mirë kur është fjala për elitën, pra për ligat kryesore, është ishte Ernest Muçi.
Futbollisti tiranas më në fund tregoi veten në Superligën e Turqisë, duke shënuar 11 gola në kampionat, 15 në total në sezon, duke shërbyer 4 asistë, e duke fituar Kupën e atij vendi.
Njëri nga golat e tij është në konkurrimin për të qenë më I bukuri realizim I këtij edicioni.
Taulant Seferi në të vërtetë ka shënuar më shumë sesa Muçi, veçse ka qenë në Ligën e Parë në Turqi.
Ai tundi rrjetën 16 herë në kampionat si dhe shërbeu 9 asistë, e pati një gol edhe në Kupë.
Mirlind Daku shënoi 10 gola në Premier Ligën e Rusisë duke arritur të japë vetëm një asist.
Sulmuesi kuqezi shtoi një rrjetë në Kupë, ndërsa këtë vit u pengua shumë nga dëmtimet.
Jasir Asani arriti në 7 gola në Ligën Profesioniste të Iranit, duke shtuar edhe 3 asistë, ndërsa si edicion pati 13 rrjeta dhe 4 asiste.
Një paraqitje e shkëlqyer, edhe pse futbolli në Iran nuk cilësohet në nivelet më të larta.
Anis Mehmeti sezonin që vjen do të luajë në Premier Ligën angleze, një kurorëzim I një viti futbollistik të shkëlqyer në Championship.
Lojtari I rikthyer në kombëtare pati 10 gola për Bristol Sitin dhe Ipsuiçin, si dhe krijoi jo pak, por 8 rrjeta të tjera.
Arbër Hoxha ndërkaq ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Ligës së Parë të Kroacisë.
Ylli I lindur në Gjermani, që fitoi titullin dhe Kupën kroate me Dinamon e Zagrebit, shënoi 7 herë dhe krijoi gjithashtu 7 gola në kampionat, duke shtuar dy asistë në Ligën e Europës.
Ai u përfshi në formacionin më të mirë të sezonit, ashtu si edhe Muçi.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Myrto Uzuni ka arritur në 5 gola këtë kampionat, ndonëse edicioni vazhdon.
Së fundmi, në Serinë B italiane, më I miri ndër shqiptarët ishte Stiven Shpendi.
Njëri nga vëllezërit binjakë shënoi 15 herë për Empolin duke dhënë dy asistë, ndërsa Shpendi tjetër, Kristiani, e mbylli vitin me 12 rrjeta e 5 asistë.


