Trajneri gjerman i Bayern Munich, Thomas Tuchel ka folur për mediat në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Lazios.
Tuchel shprehu bindjen e tij se skuadra bavareze do të ketë sukses, por theksoi gjithashtu se Lazio është një kundërshtar i vështirë dhe se shanset janë të barabarta.
“Pas humbjeve ne kemi treguar gjithmonë reagimin tonë dhe qëndrimin kritik ndaj vetes edhe në analizën e ndeshjeve. Ne kemi luajtur në një nivel të lartë për një kohë të gjatë. Jam i bindur se do ta ngremë kokën.
Ndaj Lazios do të jetë e vështirë, por gjithsesi do të jetë një moment i mirë për t’u përballur me një kundërshtar të ri në një kompeticion tjetër. Sfida ndaj skuadrës italiane do të jetë 50% me 50%”, deklaroi Tuchel./h.ll/abcnews.al