Forcat e armatosura të Ukrainës shkatërruan një anije ruse Tsezar Kunikov pranë Krimesë në Detin e Zi, sipas një njoftimi të ushtrisë ukrainase.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës, së bashku me njësinë e inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes, shkatërruan anijen e madhe Tsezar Kunikov.
????? Ucrania ha publicado imágenes de un ataque coordinado con varios drones submarinos contra el buque de desembarco ruso Tsézar Kunikov, hasta hundirlo. pic.twitter.com/RE4QmMlGrx https://t.co/KQ9glLPYmZ
— The Political Room (@Political_Room) February 14, 2024
Ishte në ujërat territoriale të Ukrainës pranë Alupka në kohën e sulmit”, tha ushtria ukrainase në një postim në Telegram. Më parë, Ukrainska Pravda kishte raportuar se dronët ukrainas kishin goditur dhe dëmtuar një anije të madhe ruse në brigjet e Krimesë së pushtuar nga Rusia.
Faqja publikoi një video që tregont një shtëllungë tymi që ngrihej në det në brigjet jugore të Krimesë dhe helikopterë që fluturonin sipër.
The Ukrainian GUR just posted footage of multiple Ukrainian USVs hitting the Russian Ropucha-class landing ship Caesar Kunikov this morning, sinking it. pic.twitter.com/YEVe72A26p
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) February 14, 2024
Ligjvënësi ukrainas Oleksiy Khonsarenko tha se anija e shënjestruar ishte Tsezar Kunikov, e cila kishte marrë pjesë në operacionet ushtarake ruse në Gjeorgji në vitin 2008.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka dhënë një deklaratë për këtë çështje. Megjithatë, ai kishte njoftuar më herët se kishte rrëzuar gjashtë dronë ukrainas “mbi ujërat e Detit të Zi”.
/abcnews.al