Revista amerikane VAnity Fair i ka këshilluar ish sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton që të merret me punë me grep, si një alternativë ndaj jetës politike në 2018-ën. Më pas revista ka kërkuar falje publike duke shtuar se ishte thjesht një shaka.
Gazetarët e Vanity Fair i kanë propozuar ish sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton disa hobi si alternativë të impenjimit të saj poliitk gjatë 2018-ës. Por këto këshilla kanë shkaktuar shumë polemika pasi janë cilësuar paragjykuese, në fakt ish senatores demokrate i është këshilluar që të merret me punë me grep. Deklarata e gazetarëve ishte e ashpër pasi Klintonit i kërkohej që të merrej me pubnë vullnetrare, improvizime komike apo punë me grep, mjaft që të qëndronte larg politikës. Kanë qenë të shumtë ata që kanë dalë në mbrojtje të ish kandidates për presidente, këshilltarë të saj e personazhe të njohur por dhe vetë presidenti Trump i cili është tallur me revistën.
Më pas revista është detyruar të kërkojë falje publikkeduke thënë se qëllimi ishte publikimi i një videoje zbavitëse, pavarësisht se objektivi nuk u arrit. Por kreu i Shtëpisë së Bardhë ka reaguar sërish duke thënë se me këtë ëkërkesë falje, revista kishte ulur reputacionin e saj. Mediat amerikane shkrujanë se nëse Hillary Clinton do të kishte fituar presidencën amerikane do të kishte kandiduar botuesen e Vanity Fair, Uintour si ambasdore në Mbretërinë e Bashkuar./abcnews.al