Rreth gjysma e amerikanëve mendojnë se presidenti Joe Biden u favorizua nga prokurorët federalë, të cilët javën e kaluar vendosën të mos e ndjekin penalisht mbi akuzat për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara gjatë kohës kur ka shërbyer si senator dhe zëvendëspresident i Barack Obamës.
Gati 53% e të anketuarve, përfshirë 29% të demokratëve, në sondazhin katërditor që përfundoi të hënën kanë rënë dakord se “Biden u favorizua sepse ai është presidenti i Shteteve të Bashkuara”.
Rreth gjysma, 46 përqind, e të anketuarve thanë se ishin të paktën disi të njohur me komentet e këshilltarit special Robert Herr se ndjekja penale e Bidenit do të ishte e vështirë sepse, në moshën 81-vjeçare, presidenti i SHBA-së mund të paraqitej para një jurie si “një person i mirë dhe i moshuar me kujtesë të dobët.
Biden ka denoncuar raportin e Herr, i cili sugjeron se presidenti ka probleme me kujtesën. Rezultatet e sondazhit nxjerrin në pah dobësitë potencialisht kritike me të cilat përballet Biden për rizgjedhje.
Rreth 78% e të anketuarve, përfshirë 71% të demokratëve, besojnë se Biden, tashmë personi më i vjetër në Shtëpinë e Bardhë, është shumë i moshuar për të qeverisur.
/abcnews.al