“Beleri, pjesë e grupeve me influencë”, Llabani: Mbiemri në certifikatë është Shehu

schedule22:07 - 12 Shkurt, 2024

schedule 22:07 - 12 Shkurt, 2024

Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për çështjen ‘Beleri’ dhe akuzat ndaj tij për blerje votash për zgjedhjet lokale të 14 majit në Bashkinë e Himarës.

Llabani u shpreh se Beleri, i cili ka 4 emra, në certifikatë mbiemrin e ka Shehu. Ndër të tjera ajo tha se Fredi Bleri është pjesë e grupeve me influencë.

E dini si është mbiemri i Belerit në certifikatë? Është Shehu. Gjatë fushatës elektorale në Himarë ka pasur informacion se emigrantë grekë vinin me autobusë për të krijuar trazira. Ishin të gatshëm për të ndihmuar ë fushatën e Belerit. Këtë vit ka pasur më pak autobus se në vitet e mëparshme. Ka pasur dhe ngjarje të tjerë që lidhin emrin e Blerit me policinë. Flas për Kacifas. Kacifa u vra dhe jo nga ushtarë grek e jo shqiptare. Kush i mori armiqtë, gëzhojat. Autopsia zyrtare është që Kacifas vrau veten. Figura e Belerit nis me dritëhije si emri i tij. Beleri është pjesë e grupeve që ka influencë“, u shpreh Llabani.

Ndërsa polemisti Laert Vasili u shpreh se “Jemi dy popuj që kemi të njëjtën rrënjë. Beleri është viktimë e një propagande. Fredi shkon duke menduar se do të zgjedhje hallet e himarjotëve ndërkohë është i përdorur nga të dyja anët“.

/abcnews.al