Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtrohet sërish në spital

schedule08:57 - 12 Shkurt, 2024

schedule 08:57 - 12 Shkurt, 2024

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, shtrimet e shumta sekrete të të cilit kanë ngjallur reagime, u transferua në njësinë e kujdesit intensiv pasi u shtrua në spital të dielën për “një problem urgjent të fshikëzës”, tha Pentagoni.

“Këtë mbrëmje, pas një sërë testesh dhe vlerësimesh diagnostikuese, Sekretari u transferua në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Ushtarak Kombëtar Walter Reed për të marrë kujdesin e duhur dhe për t’u monitoruar nga afër,” tha Pentagoni në një deklaratë.

Austin, i cili kohët e fundit iu nënshtrua një operacioni për kancerin e prostatës, u shtrua në Spitalin Ushtarak Walter Reed në periferi të Uashingtonit për një “problem të fshikëzës”, duke shtuar se sekretari ishte ende duke marrë trajtim dhe se Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi janë informuar në lidhjen me gjendjen e tij.

Gjatë një konference për shtyp më 1 shkurt, 70-vjeçari  kërkoi falje për mbajtjen e fshehtë të kancerit të tij, një rast që kishte ngjallur reagime në të gjithë vendin.

Në mes të një viti elektoral dhe ndërsa SHBA monitoron nga afër dy konflikte të mëdha, në Ukrainë dhe Rripin e Gazës, Austin iu nënshtrua një operacioni dhe u shtrua në spital dy herë në dhjetor dhe janar pa dijeninë e Presidentit Joe Biden.

/abcnews.al