Serie A shndërrohet në makth për ish-“bomberin” e Milan, Philippo Inzaghi, me ish-sulmuesi italian, tashmë në rolin e trajnerit, i cili është shkarkuar për herë të tretë, në po kaq eksperienca në elitën e futbollit në shtetin fqinj, teksa humbja e së premtes ndaj “Të Kaltërve”, të Empoli rezultoi fatale për të, me bordin, që vendosi ta shkarkojë dhe t’i besojë pankinën zëvendës trajnerit, Fabio Liverani deri në fund të sezonit.
Philippo Inzaghi shkarkohet kështu 5 ditë para transfertës milaneze ndaj Inter, duke humbur mundësinë e një tjetër “derbi” me të vëllanë, Simone Inzaghi, që drejton me sukses “Zikaltërit” e Milanos, teksa ka arritur t’i shpallë edhe nënkampionë të Evropës.
Kjo te Salernitana ishte eksperienca e tretë e Philippo Inzaghi në Serie A, pas Milan e Bologna dhe në të tre rastet është shkarkuar, megjithatë e kundërta ka ndodhur me “Super-Pippo”-n në Serie B, ku ka bërë mjaft mirë në të gjithë skuadrat ku ka punuar. /i.m /abcnews.al