Në Elbasan kanë përfunduar zgjedhjet në organizatat bazë të Partisë Socialiste. Lajmin e bëri të ditur këtë të shtunë Taulant Balla.
“Mbaruam zgjedhjet në organizatat bazë të partisë. Nuk ka lidhje me zgjedhjet e parakohshme. Është procedure normale në parti. Të paktën deri në Qershor 2021 nuk ka zgjedhje”, tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar socialist ka deklaruar se reforma zgjedhore do të përfundojë përpara Krishtlindjeve.
“I përmbahemi edhe rekomandimeve OSBE/ODHIR”, u shpreh Balla, sipas të cilit pastaj është e nevojshme që kjo reformë të miratohet në Kuvend./abcnews.al