Atentati në Kurbin/ Merren në pyetje punonjës të firmës së inerteve, autorët ishin 4 persona

schedule08:32 - 11 Shkurt, 2024

schedule 08:32 - 11 Shkurt, 2024

Pas atentatit në fshatin Gurëz të Kurbinit ku mbeti i vrarë ekonomisti i firmës së inerteve 70 vjecari Selman Mihana policia ka shoqëruar disa punonjës të firmës të cilët ishin prezentë në momentin kur ndodhi ngjarja ku mbeti i plagosur edhe pronari i firmës Ardian Gjeloshi 52 vjec.

Abc News mëson se kanë qenë katër autorët të cilët kanë mundur të hyjnë brenda rrethimit të firmës së inerteve dhe kanë pritur Ardian Gjeloshin, i cili, sipas policise ishte shënjestra e atentatit. Ata kanë qenë në një automjet të cilën e kanë ndaluar te porta e firmës dhe më pas tre prej tyre i janë afruar objektivit pranë zyrave të kompanisë. Sapo Ardian Gjeloshi ka mbërritur tek dera e zyrës bashkë me ekonomistin Selman Mihana, autorët kanë hapur zjarr me automatik ndaj tyre. Ekonomisti i firmës, Selman Mihana mbeti i vdekur në vend ndërsa dy plumba kapën Ardian Gjeloshin i cili u transportua ne spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarje policia gjeti mbi 15 gëzhoja.

Dy janë pistat ku janë fokusuar hetimet e policisë. E para lidhet me konfliktet për shkak të firmës së inerteve ndërsa pista e dytë sipas policisë është ajo e hakmarrjes. Emra të familjes Gjeloshaj u lakuan në një ngjarje të rëndë te ndodhur në vitin 2002./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!