Fabio Quagliarella ka qenë viktimë e një përndjekësi, i cili së fundmi është dënuar me 4.5 vite burg. Raffaele Piccolo është njohur me vendimin e gjykatës dhe tashmë duhet të vuajë dënimin. 54-vjeçari ishte një punonjës poste, i cili u dërgonte viktimave letrat kërcënuese, të shkruara po nga ai.
Quagliarella përjetoi momente të vështira nga situata e krijuar dhe në vitin 2010 u largua nga Napoli. Mendohej se e gjithë kjo bëhej nga një rrjet pedofilie ose një grup i organizuar kriminal, por nuk ka qenë kështu.
Në Napoli të gjithë mendonin se Raffaele Piccolo po ndihmonte në zbardhjen e ngjarjes, por në të vërtetë ai ishte “arkitekti” i gjithë vuajtjeve të personazheve publikë që kishin rënë pre e letrave kërcënuese që ai dërgonte. /abcnews.al