19-vjeçari, Mikael Hysa është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet (furgon). Po ashtu janë proceduar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, të moshave 15 dhe 17-vjeç.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, sigurimit të inteligjencës policore, këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe kontrolleve të imtësishme në zonë, u bënë të mundura gjetja dhe sekuestrimi i automjetit të cilin e kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Culaj, në afërsi të liqenit të Shkodrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.