Ka filluar ceremonia përkujtimore e ekstremistit grek Kostas Katsifas që u neutralizua nga RENEA teksa qëllonte ndaj policisë më breshëri automatiku.
Pjesë e kësaj ceremonie janë bërë edhe konsulli grek në Gjirokastër, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ish-ministri Spiro Ksera si edhe kreu i Omonias, Fredi Beleri.
Ky i fundit është i dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994 ku mbetën të vrarë njuë oficer dhe ushtar shqiptar.
Ndërkohë, policia i ka ndaluar futjen në Shqipëri ekstremistit tjetër grek Babis Karathano.
Familjarët e Katsifas ndodhen në kishën e fshatit, ndërsa zona është mbushur me të afërm tjerë që gjenden në hyrje të saj. Të afërmit nuk kanë lejuar afrimin e gazetarëve brenda territorit të kishës.
Kostas Katsifas u neutralizua vitin e shkuar nga RENEA pas shumë thirrjeve për t’u dorëzuar, të cilave ai iu përgjigj me breshëri automatiku. /abcnews.al