Albin Kurti komenton takimin me Ramën: Nuk është për shkëmbim territori

schedule10:37 - 26 Tetor, 2019

schedule 10:37 - 26 Tetor, 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për mediat pas samitit të Paqes për Europën Juglindore që po mbahet në Tiranë. Kurti ka komentuar takimin me Edi Ramën.

“Kishte shumë kohë pa u parë, diku rreth 14 muaj dhe kishte shumë tema e çështje që duhet ti bisedonim, aq më tepër që LVV si fituese e zgjedhjeve, si udhëheqëse e zgjedhjeve të ardhshme, unë si kryeministër i ri, duhet dhe dua të bashkëpunoj ngushtë me qeverinë e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë. Biseduam për çështje të cilat i kemi të përbashkëta, por gjithashtu edhe për çështje në dy shtetet tona. Duam që edhe në aspektin e politikës së jashtme dhe ekonomisë të bashkërendohen sa më shumë Kosova dhe Shqipëria sepse efekti sinergjik që mund të kemi nuk është i shfrytëzua r sa duhet. Mendoj se mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat që kanë qytetarët janë shumë më të mëdha se sa realiteti”, tha Kurti, i cili më tej shtoi se nuk ka folur me kryeministrin e Shqipërisë për padinë që deklaroi gjatë emisionit “Opinion” se do bëjë ndaj Haradinajt.

Kurti ka kthyer një përgjigje edhe për një ministri shteti të përbashkët.

“Nuk kemi fol për organigramat”, tha Kurti.

Nga ana tjetër ka treguar si do të vijojë dialogu me Serbinë.  Gjithashtu, kandidati për kryeministër në Kosovë theksoi se Rama nuk është për shkëmbim territori.

“Dialogun Kosovë-Serbi do ta drejtoj unë. Kryeministri shqiptar nuk është për shkëmbim territori. Taksa ndaj do të zëvendësohet me reciprocitet”, tha Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!