TIRANË– Kreditë me probleme kanë prekur nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në dhjetor niveli i huave të këqija arriti në 4.7% , më i ulëti i regjistruar në më shumë se 10 vite. Kjo tregon se rritja e normave të interesit e cila ka shtrenjtuar këstet e kredive nuk ka ndikuar në mospagesën apo vonesën e shlyerjes së tyre.
Ekspertja e ekonomisë, Morena Boja, u shpreh në “Money Report” se në përmirësimin e kësaj klime ka ndikuar forcimi i monedhës kombëtare dhe shtrëngimi i kritereve për marrjen e kredive.
Një tjetër tregues që ka ndikuar në uljen e nivelit të kredive me probleme është qarkullimi i parave jashtë sistemit financiar.
“Ka ndikuar shtrëngimi u kritereve për kreditë. Forcimi i lekut uli kreditë me probleme në vend. Një arsye është qarkullimi i pareve të padeklaruara jashtë sistemit financiar”, tha ekspertja.
Ajo theksoi se edhe bankat duhet të tregojnë kujdes kur vjen puna në aprovimin e kredive, duke analizuar shkaqet e riskut.
“Bankat duhet të adresojnë edhe klientët në deklarimit e të ardhurave që kanë dhe duke marrë parasysh dhe bilancet e atyre. Rënia e % e kredive me probleme është e mirë edhe për bankat”, shtoi ajo./ n.m.abcnews.al