Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se institucionet në Kosovë kanë krijuar kushte të padurueshme për jetesën e serbëve në veri të vendit.
Vuçiç, i cili mbajti fjalën në Nju Jork, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të thirrur nga Serbia, për situatën në Kosovë, tha se po kryhen sulme sistematike ndaj serbëve dhe sipas tij, ata po persekutohen.
“Shpreh respekt të thellë për Këshillin e Sigurimit për organizimin e shpejtë të këtij sesioni, është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për shkak të situatës aktuale në Kosovë, e cila është plotësisht në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe institucionet përkatëse. Institucionet kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët dhe po kryejnë sulme të shumta sistematike ndaj qytetarëve serbë dhe persekutimi i tyre, pa reagim, mund të shkaktojë dëme të pariparueshme.
Serbia e informon rregullisht këtë këshill dhe opinionin ndërkombëtar, Serbia ka kërkuar këtë seancë të jashtëzakonshme sepse ngjarjet dhe aktivitetet e vazhdueshme të Prishtinës janë të një natyre të tillë që mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme që do të kishin deri në seancën e ardhshme. Lëvizja e BQK-së kur transaksionet e pagesave me dinarë janë ndaluar në Kosovë nga 1 shkurti, vazhdimi i atyre sulmeve ndaj serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare të Kosovës, ka arritur deri në atë pikë ku mbijetesa e tyre në krahina jugore serbe varet nga fondet që vijnë nga Serbia”, theksoi ai./abcnews.al