Tjetër shpërthim vullkanik, Islanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule21:26 - 8 Shkurt, 2024

schedule 21:26 - 8 Shkurt, 2024

Islanda ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi llava nga shpërthimi vullkanik ka dëmtyar tubacionet e rëndësishme të furnizimit me ujë të ngrohtë. Mijëra njerëzve në gadishullin Reykjanes u është kërkuar të kufizojnë përdorimin e ujit të nxehtë dhe të energjisë elektrike pasi do të duhen disa ditë për t’i rregulluar.

Sipas BBC, ka shqetësime se tubacione të tjera pranë stacionit të energjisë Svartsengi mund të preken nëse rrjedha e lavës nuk ngadalësohet së shpejti. Ky është shpërthimi i tretë i tillë në gadishull që nga dhjetori.

Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Emergjencave të Islandës tha se po përpiqej të kuptonte se si të garantonte furnizimin me ujë të ngrohtë për më shumë se 20,000 njerëz, të cilëve se u është ndërprerë aksesi.

Shkollat ​​në zonat e prekura nga mungesa e ujit të nxehtë do të mbeten gjithashtu të mbyllura, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Transmetimit Islandez (RUV).

Shërbimi tha gjithashtu se Aeroporti Keflavik ishte ndikuar por se shërbimet e tij po funksiononin si zakonisht./abcnews.al