Kaosi në Kuvend, Bardhi përjashtohet me 10 ditë, 3 deputetët e tjerë me 20 ditë

schedule15:44 - 7 Shkurt, 2024

schedule 15:44 - 7 Shkurt, 2024

PS kërkoi përjashtimin për 4 deputetë të Foltores pas kaosit në seancë dhe bllokimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nga ana e sekretariatit të Etikës është marrë masa për përjashtimin e këtyre deputetëve.

Deputeti Gazment Bardhi është përjashtuar me 10 ditë, ndërsa tre deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka, janë përjashtuar me nga 20 ditë.

“Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë” për deputetin Gazment Bardhi, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 17.02.2024. “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë” për secilin nga deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 27.02.2024″, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë se seanca e kaluar në Kuvend u zhvillua mes debateve të forta dhe përplasjeve në Kuvend. Garda ndaloi hyrjen në sallë të disa deputetëve të opozitës, nedhe pse disa prej tyre arritën të hynin në sallën e Parlamentit me forcë. Mes tyre ishte edhe Gazment Bardhi.

Pas dy fjalimeve të mbajtura në Foltoren e Kuvendit, deputetët e “Foltores” së Berishës u drejtuan drejt vendit të kryeministrit Edi Rama. Menjëherë pati reagime edhe nga Garda, duke krijuar një kordon. Tensione pati edhe jashtë Kuvendit, pasi “Foltorja” kishte thirrur edhe një protestë.

/abcnews.al/