Sergio Ramos pranon akuzat për evazion fiskal, e pret një gjobë e majme

schedule17:56 - 25 Tetor, 2019

schedule 17:56 - 25 Tetor, 2019

Sergio Ramos është futbollisti i radhës që po has probleme me shtetin spanjoll. Tema është gjithnjë e njëjta dhe ka lidhje me taksat. Shteti iberik nuk toleron aspak në këtë aspekt dhe mbrojtësin spanjoll e pret një gjobë e majme.

El Mundo Deportivo raporton se Ramos akuzohet për evazion fiskal, pasi ka shmangur pagimin e taksave. 33-vjeçari ka fshehur të ardhurat nga të drejtat e imazhit, duke i transferuar në një kompani tjetër për të paguar sa më pak taksa.

Ngjarja lidhet me periudhën 2012-2014 dhe futbollisti e ka pranuar fajin. Autoritet tatimore spanjolle kanë konstatuar faktet këto ditë dhe Ramos e pret një gjobë e majme prej 1 milionë eurosh.

Qendërmbrojtësi pritet të apelojë këtë vendim dhe kërkon shfuqizimin e gjobës. Kjo nuk është hera e parë që lideri i Real Madrid “përplaset” me shtetin spanjoll. Ai është gjobitur edhe më parë në lidhje me problemet e taksave gjatë periudhës 2006-2008. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!