“Vizita e Bardhit i dha fund dyshimeve”/ Bejko: Iu bashkua “non gratës” për interes personal

schedule13:50 - 6 Shkurt, 2024

schedule 13:50 - 6 Shkurt, 2024

Nënkryetari i PD-së Roland Bejko, në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News komentoi vizitën e Gazment Bardhit në SHBA. Gjatë kësaj interviste, Bejko theksoi se Bardhi nuk mund të pretendojë të jetë edhe me SHBA-në edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Midis SPAK dhe SHBA Gazment Bardhi zgjodhi Sali Berishën. Mes SPAK dhe korrupsionit ai zgjodhi të jetë në krah të korrupsionit. T’i falësh ‘Hoxhe Kadriut’ dhe të thuash jam me SPAK nuk shkon. Pra Gaz Bardhi ka rrëzuar Gaz Bardhin e sotëm për hir të interesave të tij personal dhe kjo i jep të drejtë PD për atë që ka thënë. Pasi ai braktisi rrugën që duhej dhe iu bashkua non-gratës. Shqiptarët urrejnë klasën e vjetër”, tha ai.

Amnistia, PS pranoi amendamentin e PD;

Roland Bejko: Qeverisë i intereson të kalojë ligjet pa opozitën dhe Berishës i intereson ta ketë parlamentin jashtë funksionit në mënyrë që ne pjesa tjetër e shëndoshë të mos marrim pjesë. Pra është një luftë false e pavlerë, ndërsa ne jemi duke bërë opozitë institucionale, pasi amendamentet që kemi çuar për amnistinë penale, ku do të përfitojnë të gjithë të dënuarit, janë akte që i takon t’i bëjë një opozitë. Ndërsa Reforma Zgjedhore është imediate, pasi nuk mund të shkohet me një reformë të vjetër.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!