Prokurimet publike me inteligjencë artificiale/ Deputetja Resulaj: Garanton barazi në tendera

schedule14:26 - 5 Shkurt, 2024

schedule 14:26 - 5 Shkurt, 2024

TIRANË- Prokurimet Publike do të realizohen  me anë të teknologjisë së avancuar. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i jep dritën jeshile ndryshimeve në draft të cilat parashikojnë që të fusin inteligjencën artificiale në mbledhjen dhe përpunimin e informacionit për kompaninë që futen në garë.

Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj,  në lidhje live me “Money Report” tha se futja e inteligjencës artificiale do ta automatizojë procesin. Ajo u shpreh se kjo do të garantojë barazi në tendera.

“Inteligjenca artificiale, përdormi i saj, do të automatizojë të gjithë procesin. Do të garantojë barazi në tendera”,  tha ajo.

Ajo shtoi se në këtë aspekt ka pasur disa përparime, si kusht për përafrimin me direktivat e BE-së.

“Kemi një përparim drejt direktivave të BE. Nuk jemi në përafrim të plotë, por jemi në një proces përparimi. Me ecurinë e negociatave, mund të kemi nevojë për përmirësime të tjera”, shtoi ajo.

Më tej, deputetja Resulaj tha se procesi i prokurimeve do të kryhet në mënyrë elektronike, ndërsa operatorët, të cilët do të paraqesin ofertë të ulët do të skualifikohen menjëherë.

“I gjithë procesi do të kryhet në mënyrë elektronike. Operatorët me oferta të ulëta do të s’kualifikohen menjëherë”,  tha deputetja e PS-së./ n.m.abcnews.al